Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca kritikoi ashpër burrat që nuk kryejnë punët e shtëpisë dhe presin gjithçka nga gratë e tyre.
“Ai burrë i cili nuk di me i la enët, dhe ai burrë që nuk di me hekuros, unë mendoj që nuk është i denjë për t’u quajtur burrë”, tha ai në intervistë në KlanKosova
Megjithatë, Konjufca e pranoi se edhe vetë bën pjesë në grupin e burrave që ka ende nevojë të emancipohen, ani se ai personalisht hekuros rrobat e veta.
“Hekurosjen e bëj gjithmonë vetë. Njeriu duhet të dijë të hekuros bukur. Unë mendoj që është shumë paragjykuese me i thënë një gruaje, hekuros! Unë jam kundër kësaj, shumë”, shtoi ai.
I pari i Kuvendit ua bëri me dije burrave se punët në shtëpi nuk janë vetëm për gratë dhe se të parët duhet të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në familje.
“Nuk është çështje e gruas, këtë e kam pa qysh i ri. Për shembull, më ka penguar nëse nëna ime do të hekuroste… Unë mendoj që në shkollë të mesme, minimalisht, duhet të mësojë njeriu të hekuros, të mësohet djaloshi, adoleshenti të hekuros”, tha ai. “Çka është kjo me i thanë gruas hekuros!? Unë për mendimin tim, e shoh shumë paragjykuese si veprimtari. Tash gratë edhe mund të hekurosin, shumica hekurosin, por nëse mendoni se është një punë e ndarë vetëm për gruan, unë mendoj që e keni shumë gabim”.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...