Në Kuvend është duke u zhvilluar një debat në mes të deputetëve dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, pasi kjo e fundit ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës me vendimin e saj për organizimin e mësimit në Komunën e Kamenicës.
Në këtë debat, ka ndërhyrë Glauk Konjufca, duke mos ua dhënë fjalën katër deputetëve të Vetëvendosjes që ishin lajmëruar.
Konjufca tha se debati është paraparë që të jetë përballje mes opozitës dhe Nagavcit.
“Deputetëve të mazhorancës, Halil Thaçi, Mefail Bajqinovci, Arieta Fejza dhe Mirlinda Tishukaj Sadikuj, nuk do t’ua japë fjalën, sepse kjo është një pjesë ku parashihet të ketë debat mes opozitës dhe ministrave dhe jo mbrojtje prej deputetëve të mazhorancës. Ia japim fjalën ministres Nagavci që ta përmbyll këtë debat”, tha Konjufca./arbresh.info/
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...
Tërmeti 4.8 ballë që goditi Kosovën, pamjet që tregojnë se s...