Kongresmeni republikan amerikan, Keith Self, ka bërë të ditur se është takuar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në New York, ku po merr pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në një postim në Facebook, Self ka shprehur mirënjohjen për kohën e ndarë nga presidentja Osmani, duke përmendur gjithashtu një takim të mundshëm mes saj dhe presidentit amerikan Donald Trump.
“I jam mirënjohës presidentes Osmani të Kosovës që kaloi kohë me mua dje pas takimeve të saj me presidentin Trump dhe anëtarët e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Keith në një postim në Facebook.
Megjithatë, nga zyra e Presidentes nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për një takim ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Donald Trump gjatë qëndrimit në SHBA.
Shënohet 19-vjetori i Demonstratës së 10 shkurtit 2007, LVV ...
Moti sot i vranët e me intervale me diell
Në Speciale vazhdon dita e dytë e deklaratave përmbyllëse
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...