Kosova duhet të jetë pjesë e NATO-s për të krijuar stabilitet në Ballkan.
Ky ishte mesazhi i kongresmenit amerikan Keith Self gjatë një Forumi të Sigurisë në Kongresin e SHBA-së, ku ishin të pranishëm edhe deputetë shqiptarë.
Pjesë e fjalimit të Keith Self:
“Unë po kërkoj ekuilibër në Ballkan. Dua ekuilibër në Ballkan dhe mendoj se një nga pjesët kyçe, dhe e kam marrë si mision personal, është anëtarësimi i Kosovës në NATO, e që do të ishte një forcë jashtëzakonisht stabilizuese në Ballkan. Prandaj duhet të bëjmë përparim në këtë drejtim dhe duhet t’u përgjigjemi kundërshtimeve të disa vendeve. Besoj se kjo është një pjesë thelbësore e asaj për të cilën po flasim sot, sepse siguria në Ballkan, Ballkani sot – sipas mendimit tim, është një fuçi baruti dhe ne duhet ta zgjidhim këtë dhe të sjellim stabilitet në rajon.”
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin