Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN) – Ferizaj, njofton se në koordinim me prokurorinë dhe në bashkëpunim me zyrtarë nga AKI, ka realizuar operacionin policor të emërtuar “Kulla”, duke arrestuar katër të dyshuar për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike.
Operacioni u zhvillua më 12 dhjetor 2025, pas një hetimi disa mujor, dhe gjatë tij hetuesve u ofrua mbështetje nga njësitë tjera policore nga DHTN Prishtinë, NjSI dhe njësitë mbështetëse.
Të arrestuarit janë:A.L., mashkull, shtetas i Shqipërisë, 1973, M.B., mashkull, shtetas i Shqipërisë, 1971, A.B., mashkull, kosovar, 1997, A.B., mashkull, kosovar, 1993.
Dy të dyshuar të tjerë nuk janë kapur dhe ndodhen në arrati.
Gjatë operacionit, Policia ka konfiskuar:
Substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë totale 4,620.4 gramë, e ndarë në katër paketime, me vlerë tregu rreth 140,000 euro,
Një pistoletë me 14 fishekë,
Dy telefona celular,
Para (euro, lekë dhe dollarë kanadez),
Dy automjete dhe një motor katër-rrotësh.
Bëhet e ditur se të dyshuarit, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorisë janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.

Mijëra çekë në protestën më të madhe antiqeveritare që nga v...
Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në prang...
Irani paralajmëron hakmarrje pas ultimatumit të Trumpit
Aro Muric pasi u shpall “Lojtari i ndeshjes”: E dija që do t...
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë