Policia dje në Vërmicë ka konfiskuar dy çanta ku kishte 50 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 28 kilogramë e 686.8 gramë.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur dy të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës, të cilët kishin nga një çantë në krahë me përmasa të mëdha.
Të dyshuarit pasi i kishin vërejtur policinë, i lëshuan çantat në tokë dhe ikën në drejtim të Shqipërisë./arbresh.info/
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private