Agjencia për Informim dhe Privati njofton se ka konfiskuar kamerat ilegale të vendosura në komunën e Shtërpcës.
AIP bënë të ditur se ky aksion është bërë në koordinim me Prokurorinë dhe policinë e që ka rezultuar me largimin dhe konfiskimin e kamerave të cilat kanë qenë të vendosura në kundërshtim me kriteret ligjore në Shtërpcë.
“Si përgjegjëse për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Agjencia trajton të gjitha shkeljet e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim të sigurimit të privatësisë së qytetarëve në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se komuna e Shtërpcës është e populluar me shumicë serbe dhe se ky aksion vjen pas më shumë se një viti prej kur autoritetet kosovare morën vendim që të mbyllet komunale paralele e Shtërpcës.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...