Policia e rajonit të Mitrovicës dje kanë konfiskuar dy armë, në Mitrovicë dhe Vushtrri.
Sipas Policisë rasti i parë është identifikuar në Mitrovicë, rreth orës 14:45, dhe ka rezultuar se ka të bëhet me një aheng, ku është arrestuar i dyshuari SH.Z., 51 vjeçar dhe i është konfiskuar një pushkë gjuetie’, leja jo valide dhe dy gëzhoja si prova materiale.
Kurse rasti i dytë është identifikuar në Vushtrri, rreth orës 17:16, ku njësia patrulluese ka arritur të identifikojë vendin e ngjarjes, dhe kanë arritur të lokalizojnë të gjitha dëshmitë e nevojshme, dhe personi i dyshuar V.F., 22 vjeçar, rreth orës 21:30 është vet dorëzuar në polici dhe ka sjellë armën, të cilën dyshohet se është përdorur në rast, ku arma (revolja) dhe një karikator është konfiskuar si provë materiale.
Pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit janë liruar për procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprat penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll i paautorizuar i armës’’ dhe ‘përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...