Konfiskohen barna pa banderola në Skenderaj

09:36 | 24 Qershor 2020
M. A.

Polica e Kosovës ka njoftuar se në Skenderaj kanë bastisur shtëpinë e një personi ku në punëtorinë e tij të zdrukthëtarisë janë gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave pa banderola të cilat kanë qenë të ndaluara për qarkullim në territorin e Kosovës.

Barnat janë konfiskuar nga inspektoret farmaceutik ku ju është lëshuar vërtetim mbi konfiskim.

“Me urdhër verbal te GJPP-se është bastisur shtëpia e te dyshuarit mashkull kosovar me ç ‘rast ne punëtorinë e tij te zdrukthëtarisë janë gjetur një sasi e konsiderueshme e barnave pa banderola të cilat kanë qenë të ndaluara për qarkullim në territorin e RKS-se. Barnat janë konfiskuar nga inspektoret farmaceutik ku ju është lëshuar vërtetim mbi konfiskim”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale