Në një barnatore njësitet policore gjatë kontrollit kanë gjetur barna me banderola të shteteve fqinje të cilat janë të ndaluara për shitje.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të martën në fshatin Ratkoc të Rahovecit, shkruan Arbresh.info.
Tutje në raport bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë konfiskuar 73 artikuj të ndryshëm në 277 paketime, në vlerë rreth 2 mijë e 200 euro.
“Njësitet policore të DHKEK-së, pas pranimit të informatës lidhur me rastin, në bashkëpunim me inspektoratin farmaceutik të MSh-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në barnatoren-pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, gjatë kontrollit kanë gjetur barna me banderola të shteteve fqinje, të cilat janë të ndaluara për shitje. Gjatë kontrollit janë konfiskuar 73 artikuj të ndryshëm në 277 paketime, në vlerë rreth 2.200 €”, thuhet në raport.
Ndërkaq, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info/
“Mbyllet këtu e gjitha”/ ‘Përçahen’ dy kunatat në Big Brothe...
Shërbimi Gjeologjik konfirmon tërmetin: Kishte potencial rre...
Chelsea ndalet me barazim nga Leeds United
Presidenti Macron: Sistemi amerikan i drejtësisë “duhet të b...
Policia e Kosovës godet krimin e organizuar ndërkombëtar
Tërmet në Tetovë