Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në vazhdën e shumë aktiviteteve që po zhvillon , ka nisur së zbatuari planin operativ ,,Mbrojtja e pyjeve 2021”,lidhur me prerjen e pyjeve dhe transportit ilegal të drunjtëve .
Në kuadër të këtij aksioni policia gjatë kësaj periudhe, në bashkëpunim edhe me Inspektorët e Ministrisë së Bujqësisë-Agjencinë Pyjore të Kosovës, ka realizuar këto aktivitete :
• Pika kontrolli – 53
• Persona të legjitimuar – 69
• Mjete të kontrolluara të transportit të drunjtëve – 44
• Fletëparaqitje – 23
• Mjete të sekuestruara për transportin e drunjtëve – 9
• Sasia e konfiskuar e drunjtëve – 41.7 m/3
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe trasportit ilegal të drunjtëve.

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Dënimet me vdekje në SHBA, Administrata Trump: Edhe me pushk...
Kurti deklarohet pas ofertës për PDK-në e LDK-në për preside...
Mustafa i përgjigjet VV-së: Propozojini me PDK-në tre emra p...
PDK refuzon ofertën e VV-së, Hamza: Manovër politike
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...