Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy shtetas nga Shqipëria, pasi gjatë një kontrolli në një veturë janë gjetur 31 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, dokumente, telefona dhe para.
Pas marrjes së informacioneve për një veturë të dyshuar, njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë, ka dalë në lokacion me ç’rast ka vëzhguar dy persona të dyshuar. I dyshuari i parë kishte të parkuar veturën në një parking, ndërkohë me veturën e të dyshuarit të dytë kanë vazhduar në drejtim të qytetit të Gjakovës.
Drejtoritë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Gjakovë dhe Pejë, kanë bërë kontrollimin e veturës së të dyshuarit të parë, e cila ka qenë e parkuar, me ç’rast në bagazh janë gjetur dhe konfiskuar 31 kg drogë, një dokument, dy leje të qarkullimit dhe çelësat e veturave, tre telefona, 75 euro dhe 1800 lekë të Shqipërisë.

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...