Pesë persona janë arrestuar dje në Zhakovë të Istogut, në të njëjtin interval pothuajse kohor.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, te të dyshuarit u gjetën pushkë gjuetie pa leje të vlefshme, si dhe armë të ndryshme, të cilat u konfiskuan, shkruan Arbresh.info.
Po ashtu, në total u sekuestruan 182 copë fishekë.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, rasti i tyre ka kaluar në procedurë të rregullt, njofton PK.
“Zhakovë, Istog / 04.01.2026 – 12:00. Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 36 copë fishekë për të cilën i dyshuari nuk kishte leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.
Zhakovë, Istog / 04.01.2026-12:10.Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 22 copë fishekë për të cilën i dyshuari nuk kishte leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.
Zhakovë, Istog / 04.01.2026-12:00.Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 46 copë fishekë për të cilën i dyshuari nuk kishte leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.
Zhakovë, Istog / 04.01.2026-12:00.Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 30 copë fishekë dhe një pistoletë me 15 copë fishekë për të cilat nuk posedon leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt.
Zhakovë, Istog / 04.01.2026-12:00.Gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar dy armë të tipit të ndryshëm me gjithsej 33 copë fishekë për të cilat nuk posedon leje valide. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”.
Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen n...
Oficeri Alban Haziri u shpall ndër sportistët më të dalluar ...
Reshje të shumta e vërshime – Droni i Reuters’it tregon gje...
Numërohen 90% e votave me kusht, kjo është renditja e partiv...
Jon Ismajli e Arbër Sinani rikthehen tek Prishtina
Mesjava është rezervuar për çerekfinalet e Kupës së Kosovës,...