Njësia Rajonale për Trafik Rrugor në Prizren, gjatë angazhimeve të përditshme në kuadër të rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor, ka ndërmarrë disa veprime operative në rajonin e saj të përgjegjësisë, me ç ‘rast janë konfiskuar gjithsej 11 patentë shoferë, si rezultat i kundërvajtjeve të ndryshme.
Në njoftim thuhet se tre patentë shoferë janë konfiskuar për shkak të tejkalimit në vijë të plotë, në segmentin rrugor Suharekë – Carralevë.
Shkeljet janë dokumentuar përmes video-incizimit nga kamera e veturës me radar mobil, përcjell Arbresh.info
Shtatë patentë shoferë janë konfiskuar për mosrespektim të dritës së kuqe në semafor, gjatë një aktiviteti operativ të realizuar nga ora 08:20 deri në 09:00, në rrugën “Wesli Klark” në Prizren.
Një patentë shofer është konfiskuar për shkak se një fëmijë ishte i ulur në ulësen e përparme, gjë që përbën rrezik serioz për sigurinë e fëmijës dhe shkelje të dispozitave ligjore për transportin e fëmijëve në automjete.
“Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor, me qëllim të ruajtjes së jetës dhe sigurisë së të gjithëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...