Asnjë bisedë madje as si ide nuk është përfolur që Murat Jashari të hyj në subjektin politik -Vetëvendosje.
Lajmet që qarkulluan gjatë ditës se ai mund të bëhet pjesë e këtij subjekti për të kandiduar për kryetar të Skenderajt, Vetëvendosje i quan trillime.
Shkodran Hoti nga VV, thotë për Periskopi.com se lajmi është i pavërtetë dhe trillim i mediave të pushtetit.
Madje sipas tij, ata që u thirrën në burime, kanë bërë manipulime, ngase kjo nuk është diskutuar as edhe brenda subjektit.
“Nuk ka pasur asnjë negociatë në lidhje me këtë çështje me Murat Jasharin. Konsideroj se është keqpërdori i familjes Jashari një lajm i tillë, Vetëvendosje ka respekt të madh për atë familje, por lajmi për negociata me të është komplet trillim”, thotë Hoti.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...