Një i plagosur dhe 5 të lënduar nga përleshja në Fushë Kosovë.
Policia njofton se në këtë sulm, nga arma e zjarrit ka mbetur një person i plagosur, pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, në mesin e tyre janë edhe dy zyrtarë të policisë.
Për këtë rast, deri më tani policia ka arrestuar dy të dyshuar.
“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një sulm ndaj personave zyrtar në rrugën e Pejës në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare një person ka pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit ndërsa nga përleshja fizike lëndime trupore kanë pësuar 5 persona prej tyre dy zyrtarë policor. Të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor.
Hetuesit kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të dyshuar si dhe në koordinim me Inspektoriatin Policor të Kosovës, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, tha policia për portalin arbresh.
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...