Konfirmohet plagosja e policit në Gorazhdec

15:22 | 14 Korrik 2015
M. A.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është qëlluar me armë zjarri derisa ishte në detyrë me ç’rast është plagosur, në fshatin Gorazhdevc të Pejës, konfirmoi Ministria për Komunitete dhe Kthim. Ky është rasti i dytë, pas incidentit të javës së kaluar, kur ndodhi sulmi ndaj familja Desiq.

Incidentet kanë shkaktuar pasiguri te banorët, ka bërë të ditur Ministria për Komunitete dhe Kthim përmes një komunikate për media, ku edhe i ka konfirmuar rastet në fjalë.

“Duke pasur parasysh faktin se është qëlluar në policin, i cili ishte në detyrë dhe uniformë, banorët e pyesin veten me të drejtë se sa janë ekstremistët të gatshëm të shkojnë drejtë realizimit të qëllimeve të tyre”, thuhet në komunikatë.

“Ftoj organet që të bëjnë përpjekje që akterët e kësaj vepre, po edhe të veprave tjera, të vihen para drejtësisë, sepse kjo do të kontribuoj në qetësimin e gjendjes së tërësishme’’, ka theksuar ministri Jevtiq në njoftimin e tij.

20150714150204280

Shpërndaje në rrjete sociale