Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka njoftuar se nga 94 mostra të testuara sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, për SARS-Cov-2, janë konfirmuar 27 raste të reja pozitive sot në Kosovë.
Me rastet e fundit, shkon në 277 numri i personave të infektuar me COVID-19.
IKSHPK ka thënë se për rastet e tjera do të njoftohet sonte pas testimit të gjitha mostrave të sotme.
Ndërkaq po ashtu, nesër, me datë 12 prill 2020, do të mbahet një konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të prezantohen masat e reja rigoroze që do të ndërmerren për përhapjen e mëtejme të Covid-19 në Kosovë.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...