Deputeti i zgjedhur nga Partia Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se ka pasur një takim me liderin e VV-së, Albin Kurti, ku ka kërkuar nga ai që komuniteti egjiptian të jetë më i fuqishëm në qeveri kështu duke kërkuar një ministri që të drejtohet nga komuniteti egjiptian.
“Përcaktimi jonë është i padefinuar dhe biseduam shumë çështje me rëndësi që janë me prioritet për përfaqësimin tonë”, tha ai.
“Komuniteti egjiptian ka kërku me pas një fuqi më të madhe në qeverisje, ka mbet ne të kthehemi prapa të bisedojmë me kryesi tona dhe ditëve në vijim ta sjellim një vendim a me përkrah apo jo”, shtoi ai.
“Ditëve në vijim besoj se do definohet pozicioni jonë me Kurtin dhe qeverinë në ardhje”, shtoi ai.
Berisha tha se nuk janë për një qeveri të pakicës, por shton se nuk do të jenë pengesë në rast se VV e kërkon një gjë të tillë.
“Komunitetet janë partner i tretë dhe duhet të konsiderohen si të tilla, deputetët e mbështesin cilën do qeveri, por ne kemi kërkesa, nuk jemi ithtar për një qeveri pakice”, tha ai./arbresh.info/
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700,000 ton karburant në mua...
Kusari-Lila: Abuzimet me çmime dhe cilësi nuk do të tolerohe...
LDK për ekspozitën e Gashit: Skandaloze, i rëndë fakti që u ...
Bebe Rexha tërheq vëmendjen me fustanin e ngushtë
SHBA ka lëshuar mbi 850 raketa Tomahawk në Iran
Tragjedi në Gjermani, vdes 13-vjeçari pasi u sulmua me thikë...