Kuvendi i Mitrovicës së veriut ka miratuar buxhetin për vitin 2016 prej 10.654.622 euro, dyfish më shumë sesa parashikon Ministria e Financave (4.970.832 euro).
Njësoj kanë vepruar edhe Zveçani 5.724.630 euro dhe Zubin Potoku 6.707.000, dyfishi më shumë se që parashikon MF
Kuvendet e tri komunave veriore të Kosovës, Mitrovicë e veriut, Zveçan dhe Zubin Potok kanë miratuar propozim-buxhetin për vitin 2016, jo bazuar në qarkoren e Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës, mbi ndarjen e buxhetit komunave të Kosovës për vitin 2016, por “buxhetin e ndryshuar dhe të plotësuar për vitin 2016, sipas nevojave”.
Me buxhetin e ndryshuar dhe të hartuar sipas dëshirave të qeverive lokale të komunave veriore, nuk janë pajtuar këshilltarët shqiptarë në Kuvendin e Mitrovicës së veriut, ndërsa ai boshnjak ka abstenuar, si dhe ata në Kuvendin e Zveçanit, ndërkaq me buxhetin e ndryshuar dhe të plotësuar, në kundërshtim me qarkoren e Ministrisë së Financave, në Kuvendin e Zubin Potokut janë pajtuar edhe këshilltarët shqiptarë. /Zëri/
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...
Mateo tenton ta puthë Brikenën, banorja mbyllet në tualet
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...