Prishtina vazhdon të jetë komuna me numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID, ndërsa aktualisht në të gjithë vendin në total numri i rasteve aktive është 8,004.
Kryeqyteti numëron 1,277 raste aktive me COVID, e pasuar nga Prizreni me 676. Gjilani ka 545 raste aktive ndërsa në vend të katërt është Peja me 535 të tilla.
Gjakova është komuna e pestë me më së shumti raste aktive, njofton KP, gjithsej 464 sosh. Pasuar nga Lipjani me 412, Ferizaj 391, Fushë Kosova me 318, Mitrovica me 300 dhe Klina me 285.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.789 doza të vaksinës.
Deri më sot 824.280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 104.765 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1,565 persona.
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...
Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direk...
Nagavci sërish fton opozitën për pjesëmarrje në seancën për ...
Nis seanca për presidentin, veç VV në sallë
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...