Komuna e Prishtinës ka njoftuar të gjithë qytetarët se masa për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër të kryeqytetit është ndërpritur.
Sipas komunikatës, bëhet e ditur, se në këto momente, AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit), sipas matësit të cilit iu kemi referuar në vendimin paraprak, ka rënë në vlerën 61.
“Ndërpritet masa për ndalim të qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër
Në këto momente, AQI (Indeksi i Cilësisë së Ajrit), sipas matësit të cilit iu kemi referuar në vendimin paraprak, ka rënë në vlerën 61.
Duke e pasur parasysh këtë fakt, Komuna e Prishtinës ka marr vendim që nga ora 18:00 e ditës së sotme të ndërpritet masa për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në Zonën Qendër.
Falënderojmë qytetarët për respektimin e vendimit paraprak gjatë këtyre dy ditëve!, thuhet në njoftim të komunës.
Kalabri, Rama vizitë në Eparkinë e Ungrës
Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzojnë lidhjen këtë fundjavë
Rama: Kosova dhe Serbia të zgjidhin konfliktin para se BE të...
Sveçla: Simbolet “Z”, “Wagner” e katër “S”-jat, dëshmi se su...
Finalja e FA Cup, përfundon pjesa e parë
Ambasadori rus thotë se situata në Kosovë mund të çojë në gj...