Komuna e Vushtrrisë nuk rrënon mbindërtimin e paraparë

15:51 | 1 Tetor 2015
M. A.

Sot nuk ndodhi rrënimi i një mbindërtimi në Komunën e Vushtrrisë, edhe pse këtë e kishte paraparë Drejtoria e Inspeksionit.

Kjo drejtori kishte paraparë rrënimin e një mbindërtimi në një objekt ende të papërfunduar në qendër të Vushtrrisë, por rrënimi mbeti të kryhet ndonjë ditë tjetër.

Për mosrealizimin e këtij aksioni, drejtori i kësaj drejtorie Gëzim Saraçi fajësoi kompaninë e kontraktuar nga komuna për rrënime të objekteve pa leje dhe atyre që tejkalojnë lejet e ndërtimit.

“Kompania ‘Doni Comerc’ nuk iu ka përgjigjur ftesës për rrënim e këtij mbindërtimi, po e presim edhe nesër. Nëse nuk përgjigjet do vazhdojmë me hapa e tjerë”, tha Saraçi.

Edhe Afrim Syla, drejtori i Kompanisë “Doni Comerc”, fajin për mospërgjigje ndaj kërkesës së Drejtorisë së Inspeksionit e hedh diku tjetër.

“Nesër do mundohemi të shkojmë, sepse sot nuk kemi mundur të shkojmë pasi që kompania nënkontraktuese e jona s’ka mundur te shkojë”, tha Syla. /KALLXO.com/

 

Shpërndaje në rrjete sociale