Komuna e Vushtrrisë gjatë ditës së djeshme ka njoftuar të moshuarit e komunës dhe ata të cilët kanë sëmundje kronike që t’i japin informatat personale për regjistrim të vaksinimit kundër COIVID-19.
“Bazuar në planin shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19 të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, luten që të gjithë qytetarët të lajmërohen nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Ambulancat e Mjekësisë Familjare, që t’i japin informatat personale dhe ta kenë me vete letërnjoftimin”, thuhet në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë.
Sipas njoftimit, të dhënat personale duhen për të gjithë qytetarët mbi moshën 65 dhe ata me sëmundje kronike.
Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se sipas vendimit të Komitetit, futja në përdorim e vaksinës kundër COVID-19, do të bëhet gjatë tri fazave.
Faza l- vaksinimi i grupeve me rrezik të lartë që përbëhet nga punëtorët shëndetësor, banorët dhe punëtorët shëndetësor të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grup moshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike.
Faza ll- grupi i synuar në fazën 2 të futjes në përdorim të vaksinës kundër COVID-19 do të përbëjë 17% të popullsisë së përgjithshme dhe do të përfshijë grup moshat 65-79, popullsinë e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID -19.
Faza lll- gjatë fazës 3 e cila është e fundit, sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit parashihet vaksinimi e 50% të qytetarëve në mënyrë që të arrijë 70% të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19./Arbresh.info/
Florent Hasani vazhdon shkëlqimin tek Boluspori, realizon go...
Partia Guxo: Po ushtrohet presion dhe po kontrollohet vota e...
LDK sot mban konferencë për media
Prokuroria e Shtetit thotë se s’ka të ndaluar për vepra pena...
Kelani: Procesi zgjedhor po vijon pa probleme, kemi angazhua...
Murati: Thirrni edhe akrabanë, le të votojnë të gjithë