Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se do të punojë edhe gjatë vikendit në mënyrë që qytetarët e dëmtuar nga vërshimet, të mund t’i parashtrojnë kërkesat e tyre për kompensim.
Siç thuhet në njoftim, afati për parashtrimin e kërkesave do të jetë i hapur deri në fund të muajit janar.
“Të dashur qytetarë, sa i përket parashtrimit të kërkesave në lidhje me vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve nga vërshimet e fundit që ka pasur Komuna e Skenderajt, ju njoftojmë se afati për parashtrimin e kërkesave për vlerësim dhe kompensim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet është hapur nga data 23.01.2023 e vlen deri me 31.01.2023”, thuhet në njoftim.
“Duke pas parasysh numrin e madh të kërkesave dhe për t’u dhënë kohën të gjitha familjeve të prekura që të përfundojnë këtë procedurë, kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka marrë vendim që edhe gjatë fundjavës, përkatësisht të shtunave dhe të dielave, të punohet me orar të zgjatur nga ora 8:00 deri në ora 19:00, me qëllim që të qytetarët të kenë mundësi të parashtrojnë kërkesat e tyre”, thuhet tutje në njoftimin nga Komuna e Skenderajt./arbresh.info
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...