Në vizitën e tij zyrtare që ka nisur nga e hëna në Kroaci, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi sot është pritur në takim nga kryetarja e Komunës së Ozalj, Gordana Lipsiniq me të cilën edhe ka nënshkruar deklaratën për marrëveshje bashkëpunimi.
Në deklaratën e nënshkruar sot, parashihet që të vendoset bashkëpunim ndërmjet Komunës së Rahovecit dhe Komunës së Ozalj në këto fusha: zhvillim rajonal dhe rural, bujqësi, fonde dhe projekte të BE-se, turizëm, kulturë dhe në fushat tjera për të cilat palët nënshkruese, mund të shprehin interesimin.
Bazuar në tekstin e deklaratës, palët nënshkruese do të fillojnë një elaburim të hollësishëm të përmbajtjes së Marrëveshjes së Bashkëpunimit, e cila në pajtim me ligjin e brendshëm të secilës palë, do të miratohet nga autoritetet kompetente të palëve nënshkruese të kësaj deklarate.
Pas nënshkrimit të deklaratës, kryetari Vehapi i dhuroi kryetares Lipsiniç, emblemën e Komunës së Rahovecit dhe me pas të shoqëruar nga kryetarja dhe zyrtar të tjerë, vizituan dy përpunues të verave dhe muzeun në Komunën e Ozalj.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK