Njësoj siç po i përcjell të mërkurën pas përfundimit të mësimit, mësuesja e klasës së parë Hasime Krasniqi, do t’i mirëpresë nxënësit këtë të shtunë në shkollë.
Ajo thotë se është pro zëvendësimit të orëve të humbura dhe shkolla ku ajo punon “Hasan Prishtina”, do ta respektojë vendimit e Drejtorisë për zëvendësimin e orëve të humbura.
Por, Sindikata e Arsimit bën thirrje që mësimdhënësit mos t’i zëvendësojnë orët e humbura deri në një vendim të gjykatës, pasi sipas kryetarit Rrahman Jasharaj, ata duhen të jenë unikë, njësoj siç ishin kur u organizuan për grevë.
Në Ministri të Arsimit kanë konfirmuar se të premten do t’u shkojë zyrtarisht njoftimi drejtorive komunale të arsimit që të përgatiten për zëvendësimin e orëve të humbura, nga kjo e shtunë.
SBASHK-u ka paditur Ministrinë e Arsimit për vendimin për zëvendësimin e orëve dhe kjo sindikatë ka kërkuar që deri në këtë vendim të Gjykatës, të mos zëvendësohen orët.
Por, bazuar në praktikën gjyqësore në Kosovë, shqyrtimi i një padie civile mund të marrë shumë vjet.
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...
Kurti takohet me studentët: Ju jeni pasuria më e madhe e ven...