Komuna e Prishtinës nën një konferencë për media ka bërë të ditur disa nga masat që nga nesër do t’i marrë, në mënyrë që të parandalohet ndotja e ajrit.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli deklaroi se qarkullimi i të gjitha veturave brenda qytetit do të ndalohet duke filluar nga ora 06:00 deri në 22:00.
Në këtë vendim nuk do të hyjnë automjetet e policisë, emergjencës, misioneve diplomatike apo zyrtarëve tjerë.
Pacolli tutje ka bërë të ditur se do të parandalohet edhe shitja e thëngjillit.
“Është marrë vendim që të ndalohet shitja e thëngjillit brenda territorit të Prishtinës, dhe të ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve brenda qytetit nga ora 6:00 deri në 22:00. Automjetet e transportit publik, emergjenca dhe policia, diplomatike, KFOR, EULEX, taksitë e licencuar etj, këto janë të lejuara që të futen në brendinë e qytetit”, ka thënë Pacolli, raporton lajmi.net.
Pacolli gjithashtu theksoi se transporti i udhëtarëve me autobusët e Trafikut Urban do të jetë pa pagesë, gjë që do të mundësohet nga qeveria e Kosovës.
“Tranporti i udhëtarëve nga Trafiku Urban në intervalin kohor do të bëhet pa pagesë që financohet nga qeveria e Kosovës”, theksoi nënkryetari i komunës.
Në këtë konferencë foli edhe për drejtori i Administratës, Muhedin Nushi i cili theksoi se të gjitha këto vendime janë marrë në dakordim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Ambientit.
Nushi bëri të ditur se që nga nesër në aksion do të jenë edhe inspektorët e komunës dhe institucionet tjera komunale.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë