Zyra Kombëtare e Auditorit në raportin e auditimit të Komunës së Prishtinës ka tërhequr vëmendjen për faktin se shpenzimet për mallra dhe shërbime ku përfshihen mirëmbajtja e hapësirave të gjelbëruara, dezinsektimi i objekteve, nafta për ngrohje e të ngjashme, si dhe pagesa të ekzekutuara nga thesari për shpenzime të ndryshme operative janë paguar gabimisht nga kategoria e investimeve kapitale.
Sipas raportit të auditmit vlera totale e tyre është 1,823,140€, ku prej tyre 1,571,267€ kanë qenë gjithashtu të buxhetuara gabimisht.
Shpenzime të tilla kanë ndodhur edhe në vitet e mëhershme.
Sipas Komunës këto janë pasojë e buxhetit të kufizuar për mallra dhe shërbime e të cilat janë të domosdoshme, andaj edhe janë aprovuar me Ligjin e buxhetit.
“Pavarësisht arsyetimeve të prezantuara, sipas standardeve të kontabilitetit të sektorit publik këto konsiderohen shpenzime operative dhe do të duhej të paguhen nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve”, thuhet në raportin e Auditorit për Komunën e Prishtinës./Kallxo.com
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...