Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar kompaninë “Pastrimi”, se do të ndërmarrin masa të menjëhershme dhe të ashpra për shkak të dështimit të tyre të pafalshëm dhe sabotimit të qëllimshëm që ka vënë në rrezik shëndetin e qytetarëve dhe ka lënë Kryeqytetin të përballet me një krizë shëndetësore që mund të ketë pasoja të rënda.
Në reagimin e tyre thuhet se kompania ka dështuar të shpërndajë kontejnerët e rinj për mbeturina që u janë dorëzuar dhe gjithashtu ka lënë jashtë funksionit kamionët e rinj që u janë dorëzuar, duke krijuar një terren të rrezikshëm që mund të çojë në shpërthim epidemish.
“Ky dështim i përmasave të mëdha ka krijuar një situatë alarmante për shëndetin publik, ku qytetarët e Prishtinës janë të rrezikuar për shkak të menaxhimit të dobët të mbeturinave. Pas një inspektimi të detajuar nga Drejtoria për Shëndetësi, Siguri dhe Emergjenca, dhe Inspekcioni, kemi dalë me raporte konkrete që dokumentojnë rrezikun e drejtpërdrejtë për shëndetin e qytetarëve”, thuhet në reagimin e komunës.
Tutje thuhet se, pavarësisht përpjekjeve për të ndihmuar kompaninë “Pastrimi” të menaxhojë mbeturinat, kjo kompani ka dështuar në mënyrë dramatike, duke prodhuar sabotazhe të paarsyeshme dhe lojëra politike që kanë penguar çdo mundësi për përmirësim të gjendjes në terren./Arbresh.info/
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...