Pjesa e lagjes te ‘Banesat e Bardha’ në Prishtinë së shpejti do të bëhet me park.
Komuna e Prishtinës tashmë ka dhënë kontratë për ndërtimin e ‘Parkut të Diellit’ tek kompleksi i Banesave të Bardha.
Komuna për këtë projekt kishte ndarë 88 mijë euro, por që në njoftimin për dhënien e kontratës është bërë e ditur se vlera mbi të cilën është nënshkruar marrëveshja është 62 mijë e 870 euro.
Ky tender i është besuar Grup i Operatorëve Ekonomik: ” EKO GROUP ” SH.P.K.; “Rexha” Sh.p.k.
Nuk dihet se kur do të fillohet me ndërtimin e parkut, por që kontrata është nënshkruar me datën 18 të këtij muaji./Indeksonline/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...