Komuna e Prishtinës sot ka bërë eliminimin e drurit ‘Arra e Hindit’ nga qendra e qytetit pasi konsiderohet i dëmshëm për njeriun dhe ambientin përreth.Kështu është bërë e ditur nga ana e komunës përmes një njoftimi.
“Sot, Komuna e Prishtinës trajtoj ishullin në mes të rrugës Agim Ramadani me ç’rast u bë eliminimi i drurit të dëmshëm Arra e Hindit”, thuhet në njoftim.
Sipas komunës, ky dru shkakton dëme në infrastrukturë, tharje të drunjve por edhe tek shëndeti i njeriut për shkak të lirimit të materieve toksike.
“Sipas ekspertëve, Arra e Hindit njihet si lloji i drurit që shkakton dëme në infrastrukturë rrugore, objekte dhe shtëpi, dëmtimin e kanalizimeve, në tharjen e llojeve autoktone të drunjve por edhe në shëndetin e njeriut duke liruar materie toksike”, thuhet tutje në njoftimin e Komunës.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...