Komuna e Prishtinës njofton se kanë përfunduar procedurat e konkursit të fundit për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të shkollave të Prishtinës.
Sipas njoftimit, janë realizuar intervistat për 24 institucione, kurse në 4 prej tyre janë anuluar për shkak të mosperformancës së mirë të të intervistuarve.
“Janë realizuar intervista për 24 institucione të tilla, në 4 prej të cilave është dashur që të anulohet konkursi për shkak të performancës jo të mirë të të intervistuarve. Drejtorët dhe zëvendës drejtorët e zgjedhur do të fillojnë punën nga 1 dhjetori, kurse në 4 shkollat e mbetura do të caktohen ushtruesit e detyrës deri në konkursin e ardhshëm”, thuhet në njoftim.
Tutje njoftimi sqaron se komisioni përzgjedhës ka qenë i përbërë nga përfaqësues të MASHT dhe vetë komunës.
“Pjesë e komisionit përzgjedhës, të menaxhuar nga Zyra për Burime Njerëzore, kanë qenë dy përfaqësues të Komunës së Prishtinës, dhe një përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, thuhet në njoftim.
ZYRTARE: Demitrius Conger prezantohet tek Golden Eagle Ylli
E papritur, zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Albania, anu...
Misioni i FMN-së do të vizitojë Kosovën për konsultimet vjet...
Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim...
Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë