Komuna e Prishtinës ka njoftuar se edhe përgjatë muajit nëntor do të ofrojnë shërbime falas për mamografi në Qendrat Klinike Familjare të kryeqytetit.
“Gjatë muajit tetor kemi ofruar shërbime falas të mamografisë për të gjitha gratë e Komunës së Prishtinës. E këtë shërbim po e vazhdojmë edhe gjatë muajit nëntor”, thuhet në postimin e Komunës.
Tutje, komuna ka ftuar për kontrolla rutinore të gjitha gratë e Prishtinës për zbulim të hershëm të kancerit të gjirit.
“Eja në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) për kontrolla rutinore dhe informim sa më mirë për sëmundjen e kancerit të gjirit dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të saj”.
Ndryshe, muaji tetor njihet si muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit. /Arbresh.info/
Rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
Çekia gati ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën...
Nesër seanca konstituive, Zemaj: Na priftë e mbara
Reagon ASHAK: Prokuroria Speciale rrezikon paanshmërinë e dr...
Latifi i uron mirëseardhje Fazliut: Paç këmbën e mbarë e fat...
Komuna e Vitisë, OVL-UÇK dhe “KF Vllaznia” mbështesin Marshi...