Auditori i Përgjithshëm ka gjetur shumë shkelje gjatë auditimit që i është bërë komunës së Pejës për vitin e kaluar.
Kryetari i Komunës Gazmend Muhaxheri, kishte emëruar një drejtor të Qendrës së Mjekësisë Familjare pa konkurs dhe pa kontratë të punës.
Në lidhje me këtë rast Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbyesit Civil me 20 nëntor të vitit 2014 kishte marrë vendim për anulim të rekrutimit të këtij drejtori duke e obliguar komunën që brenda afatit 15 ditor ta zbatojë vendimin.
Por ky vendim nuk ishte zbatuar, dhe paga ishte paguar deri në muajin dhjetor 2014.
Sipas auditorit, komuna e ka kishte subvencionuar Klubin Futbollistik “Peja” në shumën prej 7 mijë euro pa ndonjë projekt/plan të detajuar mbi mënyrën e shpenzimit të mjeteve.
Për më tepër, sipas Auditorit përfituesi nuk kishte raportuar në komunë për mënyrën dhe qëllimin e shpenzimeve e këtyre fondeve.
Auditori gjen se një rast i ngjashëm kishte ndodhë edhe me një subvencion të dhënë në shumën prej 6 mijë eurove për fshatin Jabllanicë e Madhe për ndërtimin e rrethojave të varrezave të fshatit dhe Rregullorja e brendshme përcakton që një përfitues mund të merr subvencione vetëm një herë gjatë vitit.
Komuna kishte subvencionuar për disa herë gjatë vitit KF “Besa” në shumë totale prej 15 mijë euro dhe OJQ “Qendra Rinore Peja” në shumën totale prej 21 mijë e 608 euro.
Për më tepër, koordinatore dhe nënshkruese e marrëveshjes nga ana e OJQ-së “Qendra Rinore Peja” ishte një zyrtare e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport
Nivel i lartë i borxheve të komunës
Komuna nuk ka arritur të vendos rishikime efektive për të mbajtur nën kontroll nivelin e borxheve. Si rezultat borxhet e komunës kanë shënuar rritje të vazhdueshme dhe në vitin 2014 shuma 469 mijë e 819 euro ishte ekzekutuar sipas Nenit 39.2 të LMFPP-së për obligimet e papaguara ndaj furnitorëve. Megjithatë, kjo pasqyron vetëm një pjesë të sfidës buxhetore ngase komuna posedon edhe detyrime kontingjente në shumë 921,860€ që mund të shndërrohen në obligime përfundimtare, duke rënduar edhe më tej situatën buxhetore të komunës.
Sipas Auditorit për asfaltimin e rrugëve “Adrian Krasniqi”, “Qerim Begu” dhe kubëzimi i rrugës “Ilmi Malushi” ishte kërkuar çertifikata për posedim të bazës së asfaltit, ndërsa operatori ekonomik kishte sjellë një çertifikatë të skaduar. Komuna e kishte shpërblyer me kontratë në vlerë 48 mijë e 376 euro.
Si shkelje auditori gjen edhe atë se komuna ka transferuar në llogari të dy organizatave IOM dhe “Rotary Club” shumën prej 12 eurove respektivisht 7 mijë e 362 euro bazuar në marrëveshje për bashkëfinancime për projektin‟Participimi në projekte me komunitete, donatorë dhe ministri‟. Pagesat ishin bërë paraprakisht në pajtim me marrëveshjet përderisa nuk kishte kërkesa për raportim financiar dhe të rezultateve gjatë fazës së implementimit
Parregullsi auditori ka gjetur edhe në një konkurs për stomatologë e që ishte anuluar nga Inspektorati i Punës dhe një ndër arsyet ishte mos plotësimi i përgjigjeve të testit me gojë të kandidatëve.
Më 15.09.2014 komuna kishte rishpallur këtë konkurs për pesë (5) doktorë të stomatologjisë.
“Kemi identifikuar se testet me gojë të kandidatëve përsëri nuk ishin plotësuar. Për më tepër, me këtë konkurs ishin pranuar gjashtë kandidatë. Kjo ka ndodhur sepse komuna nuk ka zbatuar rregulloren për rekrutim”, thuhet në raport.
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...
KEDS garanton energji pa ndërprerje gjatë zgjedhjeve të 28 d...
Zgjedhjet e parakohshme, nesër votohet në përfaqësitë diplom...