Drejtoria për Shëndetësi e komunës së Pejës e ka akuzuar Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik-Qendrën rajonale në Pejë, se po jep rezultate të pasakta të koronavirusit për qytetarët.
Kjo deklaratë e lëshuar nga komuna erdhi si reagim ndaj drejtoreshës së Institutit në Pejë, Dr. Adnora Nurboja, tha se komuna e Pejës po lëshon deklarata nga padijenia dhe se Instituti flet vetëm me shifra.
Por i ashpër ka qenë reagimi nga komuna e Pejës ku drejtoria për shëndetësi e ka akuzuar qendrën rajonale të IKSHPK-së në këtë komunë se po jep rezultate të pasakta për Covid-19, shkruan Gazeta Shneta. “Janë me qindra raste flagrante që ju si institucion i beni si: testoni pacient dhjetë dite pas paraqitjes së simptomave, testoni pacient dhe jepni rezultate të pasakta, testoni pacient dhe pas vdekjes ju kumtoni rezultatin e testimit”, thuhet në reagimin e komunës.
Reagimi i plotë:
ISHP në Pejë në krye me udheheqesen e saj sot paska deklaruar si spikere para një tufe me letra se nuk qëndrojnë deklaratat tona në lidhje me gjendjen faktike në komunën tonê me Covid 19 dhe duke u nisur nga kjo deklarojmë se:
Ishp ne Pejë në vend se të meret me punën që i takon dhe në shërbim të qytetarëve vazhdon të sillet me papergjegjësi që nga fillimi i pandemise ndaj qytetarëve të komunës së Pejës duke mos u ofruar edhe shërbimin më elementar siq është testimi për Covid 19 .
Pohimet tona janë bazuara nē realitetin e përditshem që po kalojnë bashkëqytetarët tonë dhe nga përjetimet e tyre përkunder barres që po kanë me semundjen infektive duhet të presin në pafundësi për tu testuar nga Ishp në Pejë.
Janë me qindra raste flagrante që ju si institucion i beni si:
-testoni pacient dhjetë dite pas paraqitjes së simptomave ,
-testoni pacient dhe jepni rezultate të pasakta,
-testoni pacient dhe pas vdekjes ju kumtoni rezultatin e testimit,
-testoni pacient dhe asnjeherë nuk ju tregoni rezultatin me dokument dhe shumë e shumë tjera që i përjetojnë qytetarët tonë nga Institucioni juaj dhe nga ju.
Qytetarët tonë sot duan pëkujdesje shëndetësore në luftën me Covid dhe atë po e ofron në kapacietete të plota si Spitali i Përgjithshëm ashtu edhe Qendra Kryesore e Mjekesisë Familjare me gjithë rrjetin e saj anembanë teritorit të komunës ndërsa ju si Institut i Shëndetit Publik në Pejë nën udhëheqjen tuaj jeni shëndru në një ferr ndaj qytetarëve duke mos ju ofru shërbim duke i torturu për një ne testim dhe për përkujdes human.
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...