Komuna e Obiliqit njofton qytetarët për orarin e ndalimit të qarkullimit

23:20 | 12 Prill 2020
A Z

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka njoftuar qytetarët me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, llidhur me përcaktimin e orarit për ndalimin e qarkullim të qytetarëve dhe automjeteve private.

Orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njejtë si deri më tani, nga ora 17:00 deri në ora 06:00.

Shkrimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë të Obiliqit,

Sapo morrem vendimin nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me përcaktimin e orarit për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve private.

Orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njejtë si deri më tani, nga ora 17:00 deri në ora 06:00.

Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë vendimet dhe masat e ndërmarrura, të evitojnë daljet e shpeshta dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Shpërndaje në rrjete sociale