Komuna e Mitrovicës ka ndarë 20 mijë euro për familjen Brahmi të prekur nga shpërthimi natën e kaluar.
Kështu bëri të ditur kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, ai u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
“Të dashur qytetarë,Me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove. Edhe njëherë, uroj shërim të shpejtë për të lënduarit!”, ka shkruar Hamza.
14 persona janë lënduar si pasoj e shpërthimit të një bombole të gazit në një shtëpi në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicën e Jugut, raporton Policia e Kosovës./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
14 të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq, Policia jep detaje
Tetë të vdekur, një i zhdukur pas pas një orteku në Kaliforn...
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Kurti takohet me ambasadorin francez, theksohet mbështetja e...
Trepça në avantazh pas pjesës së parë në finalen ndaj Bashki...
Pacolli uron fillimin e Ramazanit: Allahu na pranoftë agjëri...
Vdes veterani i UÇK-së, Skender Ademi