Komuna e Mitrovicës mbështet qendrën më të madhe të bletarisë ,“Apimedica”

12:33 | 25 Gusht 2016
M. A.

Drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu, me bashkëpunëtorë ka vizituar këtë qendër, ku ka biseduar rreth sfidave që bletarët po ballafaqohen, për nevojat dhe mundësit  për përkrahje të këtij sektori, thuhet në një komunikatë për media, transmeton arbresh.info

Nasuf Aliu  thotë se së Komuna e Mitrovicës është e fokusuar në mbështetje të sektorëve  prioritet të bujqësisë, në mesin e të cilëve bënë pjesë edhe bletaria, me qëllim të rritjes se prodhimit vendor dhe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomikë.

Po ashtu edhe drejtori i kësaj qendre  të madhe “Apimedica”, z. Zymer Bajraktarit ka theksuar  se bazuar në një vizitë të zhvilluar nga një komision profesional nga Shqipëria para ca javësh, bletaria “Apimedica” , është vlerësuar si qendra më e madhe në Kosovë dhe Shqipëri./ koalb.com/

“Apimedica” , qendra më e madhe e ëmave në Shqipëri dhe Kosovë Drejtori Aliu ka thënë së Komuna e Mitrovicës është e fokusuar në mbështetje të sektorëve prioritar të bujqësisë, në mesin e të cilëve bënë pjesë edhe bletaria, me qëllim të rritjes se prodhimit vendor dhe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomikë.

Që bletaria është një mundësi e mirë për rritjen e ekonomisë familjare, dëshmi e madhe është bletaria si Qendër e Ëmave “Apimedica”, e themeluar dhe në pronësi të z. Zymer Bajraktarit, i cili këtë veprimtari e zhvillon në disa lokacione. Bazuar në këtë, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Ekonomik, Nasuf Aliu me bashkëpunëtorë ka vizituar këtë qendër, ku ka biseduar rreth sfidave që bletarët po ballafaqohen, nevojave dhe mundësive për përkrahje të këtij sektori.

Me këtë rast drejtori Aliu ka thënë së Komuna e Mitrovicës është e fokusuar në mbështetje të sektorëve prioritar të bujqësisë, në mesin e të cilëve bënë pjesë edhe bletaria, me qëllim të rritjes se prodhimit vendor dhe për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomikë.

“Përveç zëvendësimit të prodhimeve të huaja me ato vendore, synimet tona janë që të ndërtojmë potencial edhe për eksport dhe në këtë mënyrë të ndikojmë bashkërisht që këta sektorë të jenë mundësi për vetëpunësim dhe gjenerim të efekteve ekonomike”, u shpreh Aliu .

Ndërsa, z.Bajraktari thekson se bazuar në një vizitë të zhvilluar nga një komision profesional nga Shqipëria para ca javësh, bletaria “Apimedica” , është vlerësuar si qendra më e madhe në Kosovë dhe Shqipëri për kultivimin e ëmave, kurse sfidë për bletarët e mëdhenj janë makineritë më të sofistikuara për prodhimin e qumështit të bletëve si dhe shtimi i numrit të bletëve ëma. Në fund pronari i bletarisë “Apimedica”, Zymer Bajraktarit, ka falënderuar interesimin e komunës për mbështetjen dhe promovimin e këtij sektori.

14139006_10202126402118184_985961661_o 14139133_10202126401758175_1431167480_o 14087512_10202126402398191_1853339437_o

Shpërndaje në rrjete sociale