Shefi i sektorit për Shërbime Publike, Mehmet Bajrami, sot ka pritur në takim sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Kukësit, Bujar Muçmata, dhe drejtorin për Shërbime Publike nga Kukësi, Sabajet Cengu.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes për pranim- dorëzimin e 1,267 trupave ndriçues për Bashkinë e Kukësit, donacion ky i dhuruar me vendim të kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në shenjë mirënjohje për mikpritjen e shqiptarëve në vitet ’99, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellët që e kanë këto dy komuna ndër vite.
Me këtë rast sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Kukësit, Bujar Muçmata, është shprehur mirënjohës për vendimin e marrë nga kryetari Bahtiri, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës dhe mirëqenies së qytetarëve të Bashkisë së Kukësit./arbresh.info
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim