Për herë të parë komuna e Gjilanit ua mundëson qytetarëve të japin kontributin e tyre online në procesin e konsultimeve publike
Komuna e Gjilanit përmes një postimi në Facebook njofton se për herë të parë ua mundëson qytetarëve të japin kontributin e tyre online në procesin e konsultimeve publike, ka thënë drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Doruntina Hasani.
Nga Zyra për Qeverisje të Mirë, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, bazuar në Rregulloren për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik, është lansuar platforma online për konsultime publike të cilën mund ta përdorin të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
“Komuna e Gjilanit, për herë të parë filloi me përdorimin e kësaj platforme, me qëllim që t’u mundësohet qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara që t’i shprehin edhe online qëndrimet e tyre lidhur me aktet e dokumentet që janë në proces të aprovimit nga Komuna”, ka thënë drejtoresha Hasani./arbresh.info/
Aksion i gjerë pastrimi për sezonin turistik në Pogradec, Ra...
Gjysmëhëna e Kuqe: 82,000 objekte civile të goditura në Iran
Haxhiu: 24 marsi 1999 ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosov...
Kurti priti në takim drejtues dhe përfaqësues të organizatav...
Kryesia e PDK-së: Rruga e vetme janë zgjedhjet e reja
Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon...