Komuna e Gjilanit ka vazhduar me pastrimin e shtretërve të lumenjve në Brecalc dhe Miresh. Kryetari Alban Hyseni, ka thënë se për dy vite me radhë, kanë parandaluar vërshimet me masa preventive.
Në njoftimin për media thuhet se kontratën tashmë të nënshkruar po e shfrytëzojnë maksimalisht.
“Duke parë nevojën e madhe për pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve, kontratën tashmë të nënshkruar po e shfrytëzojmë maksimalisht. Lumi në Bresalc kishte devijuar nga rrjedha natyrale e tij, duke rrezikuar edhe ShFMU “Ibrahim Uruqi”. Kjo gjendje tashmë është sanuar!”, ka deklaruar ai, njofton Komuna e Gjilanit.




Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...