Drejtoria Komunale për Arsim në Fushë Kosovë ka njoftuar se fillimi i gjysmëvejetorit të dytë në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në këtë komunë është shtyrë për një javë, deri më19 janar.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë duke u bazuar në gjendjen aktuale në territorin e Komunës së Fushë Kosovës, si pasojë e kushteve të rënda atmosferike dhe reshjeve të vazhdueshme, të cilat kanë shkaktuar vërshime në shumë lagje dhe fshatra.
Po ashtu thuhet se janë marrë parasysh vështirësitë serioze në sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore, si dhe temperaturat e ulëta.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM – Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë
Drejtoria për Arsim në Komunën e Fushë Kosovës njofton se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë shtyhet deri më datën 19.01.2026. Ky vendim është marrë si pasojë e gjendjes aktuale të shkaktuar nga kushtet atmosferike, ku reshjet e shiut dhe borës kanë vështirësuar edhe qarkullimin. Si dhe duke marrë parasysh vështirësitë në sigurimin e ngrohjes në disa institucione arsimore.
DKA ka vlerësuar se nuk janë krijuar kushtet minimale për zhvillimin normal të procesit arsimor.
Ky vendim është marrë në funksion të sigurisë së nxënësve dhe stafit arsimor, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e rregullt të procesit mësimor.
Luten drejtuesit e institucioneve arsimore që të njoftojnë me kohë stafin mësimdhënës dhe prindërit për këtë vendim.
Për çdo informatë shtesë, publiku do të njoftohet përmes kanaleve zyrtare.
DKA – Fushë Kosovë
Aksioni humanitar i Fondacionit Behgjet Pacolli po vazhdon n...
Revolucion i madh te Interi, rrezikojnë largimi disa nga yje...
Agjencia e Ushqimit ndalon importin e mbi 20 mijë kg koncent...
Kusari pret në takim ambasadorin turk, flasin për zbatimin e...
Ra aksidentalisht nga çatia e shtëpisë, vdes 49-vjeçari në S...
OKB: Rreth 8000 vdekje në rrugët e migrimit gjatë vitit 2025