Komuna e Deçanit, deri në këto momente vazhdon të mbetet e pa prekur nga coronavirusi, sa i përket infektimit të qytetarëve nga ky virus.
Deri më tash në këtë komunë nuk ka asnjë rast të konfirmuar e as të dyshuar me Covid-19.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka bërë të ditur se komuna sot ka furnizuar përsëri Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Adem Ukëhaxhaj” me 100 palë rroba mbrojtëse shumë përdorimesh, dorëza, maska si dhe aparat për dezinfektim.
“Sot, Komuna e Deçanit përsëri furnizoi QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj” -Deçan, me 100 palë rroba mbrojtëse shumë përdorimesh, komplet me dorëza dhe maska mbrojtëse, si dhe një aparat dezinfektues për dezinfektim të duarve për pacientë dhe personel. Falënderim të veçantë për të gjithë personelin mjekësorë!Bashkë do të dalim fitues!”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.
Ndryshe në Deçan është duke u zbatuar gjithashtu edhe vendimi i cili është marrë për kufizim të lëvizjes në të gjitha sheshet dhe parqet në nivel vendi.

Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...