Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për shpronësimin e pronave së paluajtshme që preket nga realizimi i projektit “Konservimi dhe restaurimi i Shtëpisë në Kompleksin Memorial ‘Masakra e Reçakut’”.
Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se në prag të 25-vjetorit të masakrimit të 45 shqiptarëve nga forcat e Serbisë së Millosheviqit në Reçak, teksa i kujtojnë dhe nderojnë të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit e asaj kohe të erret, Kosova nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës.
“Nëpërmjet memorializimit, ne e luftojmë harresën dhe e mirëmbajmë kombëtarisht dhe institucionalisht kujtesën. Kështu e mbrojmë historinë dhe popullin e Kosovës”, ka theksuar Kurti.
Ndërsa, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se pas mbajtjes së dëgjimit publik, Departamenti i Shpronësimit do t’i propozojë qeverisë që të miratojë vendimin preliminar mbi ligjshmërinë e shpronësimit të këtyre pronave./rtk
Artemis II përmbyll misionin historik në Hënë, astronautët n...
Media britanike: Shqipëria, vendi evropian `më i mirë se Mal...
LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë
Trump përgëzon astronautët e Artemis II: Keni bërë histori, ...
Mot me diell sot në Shqipëri
Si mund të ndihmojë Ukraina në zhbllokimin e Ngushticës së H...