Kompania “Pastrimi” në grevë, Prishtinën e mbulojnë mbeturinat

10:08 | 14 Mars 2023
A Z

Për shkak të grevës së punëtorëve të Kompanisë Regjionale “Pastrimi”, mbeturinat e kanë “mbuluar” kryeqytetin.

Në vendet ku janë të vendosura kontejnerët këtë të martë ishin të stërmbushura.

Madje, qytetarët kanë filluar t’i hedhin jashtë shportës përkatëse.