Kompania e “Trafikut Urban” ka thënë se nuk do të rifillojnë operimin normal deri në shlyerjen e obligimeve financiare ndaj furnitorëve, sipas saj, kjo ndodh kur këto mjete do të transferohen nga institucionet qendrore.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se për këtë arsye e shohin të arsyeshme dhe të domosdoshme që të gjitha institucionet përgjegjëse, përfshirë ministrinë përkatëse, të përshpejtojnë të gjitha procedurat e transferimit, në mënyrë që ndërmarrja të mund t’i kthehet menjëherë shërbimit publik.
“Deri në përmbushjen e këtyre obligimeve, dhe për sa kohë mbetet e pamundur të rifillojmë operimin, protesta e paralajmëruar nga punëtorët e Trafikut Urban do të vazhdojë”.
“Me të bërë të qasshme mjetet financiare, shërbimi i transportit publik do të rikthehet pa asnjë vonesë”, thuhet në reagim.
Në fund, kompania thekson se i njoftojnë qytetarët se për të gjitha biletat mujore të paguara, do të kompensohen ditët në të cilat shfrytëzuesit nuk kanë mundur të përdorin shërbimin e transportit.
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...
Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Ca...
Ukraina pret rundin e ri të bisedimeve trepalëshe, ndërsa sh...