Të premten, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka dorëzuar çelësat e zyrës për nënstacion policor në Komoran, komandantit të Stacionit Policor në Drenas, Driton Morinës, shkruan arbresh.info.
Gjatë dorëzimit të çelësave ishin të pranishëm shumë qytetarë nga Komorani me rrethinë, të cilët i janë gëzuar hapjes së këtij nënstacioni policor i cili do të jetë në shërbim të qytetarëve të kësaj ane për ruajtjen e sigurisë publike.
Kryetari, Lladrovci me këtë rast, ka uruar banorët e kësaj ane, duke thënë se tani Komorani me rrethinë do të kenë nënstacionin e tyre policor dhe njëherit ka kërkuar që për çdo parregullsi të lajmërojnë këtë nënstacion dhe të vazhdojnë bashkëpunimin për të ruajtur sigurinë publike.
Komandanti i Stacionit Policor në Drenas, Driton Morina ka falënderuar kryetarin Lladrovci që kërkesën e tyre dhe të banorëve e kanë realizuar./arbresh.info/
Kryetarja Haxhiu rithekson përkushtimin për fuqizimin ekonom...
Mjekja shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë brenda QKUK-së
Interesim i madh për ndeshjen Kosovë-Turqi, FFK del me njoft...
E zhdukur që nga 2001, ribashkimi emocionues i nënës me vajz...
Eliminimi nga Botërori 2026, Duka: Humbje që dhemb
Një qytetar tregon me video se njëhesori i energjisë tregon ...