Komisioni për Punë të Jashtme me 5 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim nuk ka mundur ta kalojë Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Kryetarja e Komisionit Vjosa Osmani ka thënë se platforma ka zgjedhur të mos i referohet vendimeve të Gjykatës por marrëveshjeve të Brukselit.
“Vetëm 5 deputetë kanë votuar dhe kështu nuk kalon. Ky dokument as nuk e mbron vendin e as nuk i sjell njohje vendit”, ka thënë ajo.
Deputeti Glauk Konjufca nga LVV theksoi se koalicioni qeverisës vë kushte për platforma të tilla.
“Mendoj që ka qenë kusht i Presidentit që kryeministri të heq dorë nga delegacioni dhe këtë ta merr në dorë Presidenti. Ky është një parim gjentellmen dhe këto parime në fillim nuk dihen, por më vonë dalin në sipërfaqe. Veseli garant kusht e ka pasur numrin e ministrive të cilat duhet ti ketë PDK. Këto kushte na kanë sjellë deri këtu, dhe projekti që solli Presidenti na ka vënë në këtë situatë”, ka thënë ai.
Sipas tij delegacioni shtetëror është dashur ti thotë Presidentit që nuk ka mandat ta bëjë atë gjë që e ka bërë deri më sot.
“Ky është një proces i dyshimtë dhe Qeveria nuk është pozicionuar qartë ndaj Presidentit. Kjo platformë është më mirë të mos shkoj më tutje”, ka thënë ai.
Ndërsa deputetja nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku tha se kjo pikë nuk i plotëson kushtet për tu miratuar.
“Për shkak të nenit të 9 në ligjin për dialogun ku thotë se ekipi shtetërorë e prodhon platformën dhe ligji për dialogun akoma nuk është në fuqi. Andaj nuk mund ta shqyrtojmë këtë”, ka thënë ajo.
Kryetarja e komisionit është pajtuar me këtë duke thënë se në ditën kur të hyjë në fuqi ligji për dialogun mund ta shqyrtojnë platformën.
“Vetë delegacioni shtetëror është pajtuar që të ketë mandat me ligj. Ju keni vendosur dhe respektojeni ligjin që e keni shkruar vet”, ka thënë ajo.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka thënë se delegacioni është votuar në Kuvend.
“Nëse ekziston bindja që duhet ta shtyjmë derisa të votohet ligji, atëherë ne e bëjmë. Por delegacioni është votuar dhe është legjitim”, ka thënë ai.
Deputetja Doruntinë Maloku ka reaguar duke thënë se çdo gjë që kanë bërë deri më tani ky delegacion është jashtë ligjore.
“Këtë platformë e ka bërë një delegacion që nuk është i mandatuar me ligj. Ju çdo gjë deri më tani keni bërë të paligjshme”, ka thënë ajo.
Deputetja Evgjeni Thaçi ka replikuar me deputeten Osmani duke i thënë që nuk po lë rend të flas.
“Ti nuk ke kulturë dhe nuk po i lë rend askujt të flas. Ti lej të tjerët të flasin, por nuk ke kulturë”, ka thënë ajo.
Osmani ka reaguar duke i thënë që nuk guxon ta ndez mikrofonin.
“Nuk të ka faj askush që e merr personale këtë gjë. Të gjithë e dimë për çka e ke ti. Por nuk po ke guxim ta ndezësh mikrofonin”, ka thënë ajo./raporton, Arbresh.info/


Osmani: 5 vite pa ndalë në mbrojtje të Kosovës dhe kundër pr...
“Kolonja magjike”, Rama publikon pamjet përrallore
Përmbytjet në Shqipëri, mbi 2 miliardë euro dëme në 30 vite ...
AARC mirëpret synimin e ShBA për rifillimin e dialogut strat...
Finalja e Superkupës së Spanjës: Mësohen sa para kanë fituar...
Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare