Komisioni Qytetar përgënjeshtron Thaçin e Mustafën

16:22 | 22 Gusht 2016
M. A.

Rasim Mulaj, përfaqësues i Komisionit Qytetar të vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi ka thënë se reagimet e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës se 8 mijë hektarët i kanë takuar Malit të Zi, janë të pa vërteta dhe të pa baza.

Sipas tij, këto deklarime janë kundërshtuar me dokumente, fletëpagesa të taksave, gjobave e dokumenteve tjera.

Lexoni njoftimin  plotë:

Nga Rasim Mulaj përfaqësues i Komisionit Qytetarë të vijës kufitare Kosovë – Mal i Zi.

Të nderuara media elektronike dhe të shkruara!

Shprehim indinjatën tonë të thellë me reagimet e rrema, të pa baza, krejtësisht të pavërteta të incitucioneve tona qendrore me ne kryej Presidentin Thaçi, Kryeministrin

Mustafa, vartësve të tyre, Komisionit Qeveritarë se gjaja teritori që “dhunshëm”

po dëshirojnë të ja falin Malit të Zi, 8800 hektarë, i kanë takuar shtetit të

Malit të Zi, dhe deklarimeve të tyre të rreme, se gjëja ne banorët, shfrytëzues

të këtyre bjeshkëve i paskemi paguar taksa Malit të Zi.

Këto deklarime të pavërteta të krerëve shtetërorë të Kosovës jo vetëm që i kundërshtojmë si të pa qenë, por edhe i kemi dëshmuar e jemi në gjendje prapë të ja u dëshmojmë me dokument, me fletëpagesa të taksave, gjobave e dokumenteve tjera, të cilat gjithmonë i kemi kryer në institucionet e kohës në Pejë.

Këto dëshmi të cilat i kemi bërë publike për opinionin që në fillim, jemi të gatshëm të ja u riprezantojmë, sonte ne ora 16:00 ku edhe do të takohemi perfasuesit e komisionit qytetarë te të gjithë banorëve dhe fshatrave që ju takojnë ato bjeshkë.

Andaj këtë kundër reagim i lusim edhe mediat e shkruara dhe elektronike ta paraqesin, por njëkohësisht i ftojmë që sonte, dt. 21 gushtë, e hëne, në ora 16:00 në Restaurantin”LUKAJ”në Pejë, rruga për Vitomericë, të vinë dhe të pasqyrojnë si argumente të vërteta dhe të i paraqesin para opinionit publik dhe institucione e të Kosovës.

Në emër të Komisionit  Qytetarë!

Shpërndaje në rrjete sociale